Lidhje

Aksident hekurudhor në Greqi


Një tren pasagjerësh doli nga shinat sot në Greqinë qendrore duke plagosur të paktën 23 veta.

Autoritetet thonë se treni doli nga shinat pranë qytetit qendror të Larisës, rreth 340 kilometra në veri të kryeqytetit të Athinës. Treni po udhëtonte nga Athina për në Selanik.

Një zyrtar i kompanisë greke të trenave tha se disa nga pasagjerët e plagosur ishin dërguar në spital për fraktura. Ajo tha se asnjë nga plagët e marra nuk ishin kërcënuese për jetën e tyre.

Zyrtarët thonë se shkaku i daljes së trenit nga shinat po hetohet dhe se provat fillestare tregojnë për një gabim të mundshëm në kontrollimin e trafikut. Autoritetet po kërkojnë shefin e stacionit ku ka ndodhur incidenti. //rd//

XS
SM
MD
LG