Lidhje

Akuza për krime lufte ndaj një ish-komandanti serb të Bosnjes


Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka ngritur padi ndaj një komandanti ushtarak të serbëve të Bosnjes për vrasjen, përdhunimin dhe torturimin e myslimanëve gjatë konfliktit të Bosnjes në fillim të viteve ’90.

Gjykata e Bosnjes për krime lufte tha sot përmes një deklarate se Momir Saviç akuzohet për persekutim, vrasje, tortura dhe akte të tjera çnjerëzore kundër myslimanëve në zonën e qytetit lindor Vishegrad në vitin 1992.

Gjykata tha se i pandehuri Saviç dhe disa ushtarë të tjerë serbë kishin marrë 10 civilë myslimanë nga shtëpitë e tyre në një lagje të Vishegradit në maj 1992 dhe i kishin ekzekutuar. Momir Saviç akuzohet gjithashtu për përdhunimin e përsëritur të një gruaje myslimane në shtëpinë e saj.

Ndër akuza të tjera përfshihet torturimi i civilëve myslimanë në zonën e Vishegradit dhe plaçkitja e djegia e shtëpive të tyre. Policia e arrestoi Momir Saviç në dhjetor të vitit të kaluar. //ad//

XS
SM
MD
LG