Lidhje

Maqedoni: Qeveria do të qëndrojë në pushtet deri në takimin e Bukureshtit


Qeveria e koalicionit në Maqedoni arriti një marrëveshje me partitë e opozitës për të qëndruar në pushtet përkohësisht, pasi humbi shumicën me tërheqjen e Partisë Demokratike shqiptare.

Ministri i Jashtëm Antonio Milososki tha dje se kabineti aktual do të vazhdojë të funksionojë si qeveri pakice deri kur të mbahet takimi i nivelit të lartë të NATO-s në prill në Bukuresht, ku Maqedonia shpreson të marrë një ftesë për anëtarësim.

Qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski hyri në krizë të enjten kur PDSH-ja vendosi të dalë nga koalicioni për shkak të një mosmarrëveshje për të drejtat e pakicës.

Zoti Gruevski u tha gazetarëve dje se nuk do të lejojë asnjë politikan apo parti që të dëmtojë interesat e popullit të Maqedonisë.

Shqiptarët e Maqedonisë po i kërkojnë qeverisë që të njohë Kosovën pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt. //kk//

XS
SM
MD
LG