Lidhje

Greqi-Maqedoni: Dështojnë përsëri bisedimet për emrin


Greqia dhe Maqedonia përsëri nuk arritën dot të zgjidhin mosmarrëveshjen e vjetër rreth përdorimit të emrit Maqedoni por një ndërmjetës i OKB-së tha se ai ende është optimist.

Ndërmjetësi Methju Nimec tha pas bisedimeve në Vjenë se mbetet shumë më tepër për të bërë. Por ai tha se kishte dalë optimist nga takimi se marrëveshja do të arrihet shpejt. Ai tha se një raund i ri bisedimesh do të zhvillohet javën tjetër në Nju Jork. Maqedoni është njëkohësisht emri i një rajoni në pjesën veriore të Greqisë.

Greqia ka kërcënuar se nuk do të lejojë hyrjen e mundëshme të Maqedonisë në NATO. Ajo thotë se të lejosh përdorimin e këtij emri nënkupton pretendim territorial ndaj Greqisë. Maqedonia e hedh poshtë këtë argument dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në NATO.

Nimec ka propozuar 5 emra të mundshëm për Maqedoninë: Republika Demokratike e Maqedonisë, Republika e Pavarur e Maqedonisë, Republika Kushtetuese e Maqedonisë, Republika e Re e Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Epërme.//ii

XS
SM
MD
LG