Lidhje

SHBA: CIA beson se audio-kaseta është regjistrim i Bin Ladenit


Zyrtarët amerikanë thonë se CIA është e bindur se zëri në audio-kasetën e re është i Bin Ladenit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha sot se mesazhi tregon se Bin Ladeni po përpiqet ta paraqesë veten përsëri si mbrojtës i myslimanëve. Por shtoi ajo, Al-Kaeda vazhdon të bëjë objekt individë të pafajshëm dhe të shkaktojë vdekje e shkatërrim mes atyre që nuk janë dakort me të.

Përmes mesazhit, të vendosur në një faqe elektrorike që ka lidhje me Al-Kaidën, Bin Ladeni, paralajmëron se Bashkimi Evropian do të ndëshkohet rëndë për botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në disa gazeta evropiane.

Për herë të parë karikaturat dolën në vitin 2005 në një gazetë daneze. //ad//

XS
SM
MD
LG