Lidhje

Çifti presidencial pret fëmijët në Shtëpinë e Bardhë për Pashkët


Presidenti Bush dhe bashkëshortja e tij Laura hapën sot Shtëpinë e Bardhë për të pritur fëmijët me rastin e Pashkëve, një traditë e përvitshme që filloi në vitin 1878.

Në komentet para fillimit të garës për mbledhjen e vezëve, zonja Bush e quajti ngjarjen e sotme “një nga traditat më të hareshme në oborrin e Shtëpisë së Bardhë”. Ndërsa presidenti Bush më pas i ra bilbilit për të sinjalizuar fillimin e garës.

Në aktivitetin e sotëm ishin ftuar autorë të librave për fëmijë, ish lojtari i futbollit të ekipit Dallas Cowboys Troy Aikman, grupi adoleshent pop Jonas Brothers dhe personazhe të filmave vizatimorë si Macja me Kapele dhe Miki Mouse.

Shtëpia e Bardhë thotë se për aktivetin ishin sjellë 15 mijë vezë dhe ishin shpërndarë 22 mijë bileta. //iç//

XS
SM
MD
LG