Lidhje

PS: Berisha përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit


Partia socialiste përsëriti sot se kryeministri Sali Berisha është, sipas saj, përgjegjës për shpërthimin e ndodhur më 15 mars në Gërdec pranë Tiranës. Sekretari i saj për çështjet ligjore Fatmir Xhafa tha sot se Prokuroria ka shansin të tregojë se është e pavarur duke i shkuar hetimeve deri te kryefajtori i ngjarjes.

Fakte dhe dëshmi të shumta të publikuara në mediat shqiptare kanë hedhur hije të forta dyshimi mbi të gjithë operacionin e kryer në Gërdec. Opozita këmbëngul se kryeministri Sali Berisha është sipas saj përgjegjës për ngjarjen dhe për mosfunksionimin e një serie hallkash shtetërore.

Sipas përfaqësuesve të partive të ndryshme të së majtës kryeministri duhet gjithashtu të heqë dorë nga imuniteti i tij për t’i hapur rrugë hetimeve. Aktualisht prokuoria ka arrestuar tre drejtues të përfshirë direkt. Në ndihmë të hetuesve shqiptar pasnesër pritet të mbërrijnë në Tiranë edhe 6 ekspertë nga FBI amerikane. //bsa//

XS
SM
MD
LG