Lidhje

Arrestohet për korrupsion drejtori i Aeroportit të Prishtinës


Autoritet në Kosovë bëjnë të ditur për arrestimin e drejtorit të aeroportit të Prishtinës Afrim Haziri nën akuzat për korrupsion. Sipas policisë, së bashku me të janë arrestuar edhe Vlora Ferizi, zyrtare për prokurim në këtë aeroport dhe Shkëlzen Jusaj, menaxher i kompanisë "Petrol Company".

Sipas autoriteteve, ata kanë bërë shkelje në procesin e kontratave dhe kanë abuzuar me detyrat shtetërore. Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi, por thanë se hetimet në lidhje me këtë rast kishin filluar para shtatë muajsh. //bsa//

XS
SM
MD
LG