Lidhje

SHBA: Klinton e Obama vazhdojnë fushatën, komentojnë për ekonominë


Kandidatët demokratë për president, Hillari Klinton dhe Barak Obama folën të enjten për planet e tyre për të ndihmuar ekonominë amerikane në vështirësi.

Në një takim fushate në Karolinën e Veriut, zonja Klinton u zotua se do t’i ndryshojë ato që ajo i cilësoi politika ekonomike “të drejtuara keq” dhe se do ta ndihmojë klasën e mesme ta kapërcejë periudhën e vështirë ekonomike, në se zgjidhet presidente.

Senatorja e Nju Jorkut premtoi se do të mbajë më tepër vende pune brenda në Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se mendon, që të paktën 5 milionë vende pune do të mund të krijohen përmes nxitjes së industrisë së energjisë së rinovueshme.

Ndërsa kandidati tjetër demokrat për president, Barak Obama premtoi në Nju Jork se në se zgjidhet president, do t’i ndihmojë pronarët e shtëpive që po ndeshen në vështirësi financiare për pagesën mujore të kredisë, si dhe do të përpiqet për disa ndryshime rregullatore në tregun e aksioneve.

Senatori Obama u zotua se në se zgjidhet president, do të përpiqet për zgjidhjen e krizës financiare, me një paketë stimuluese prej 30 miliardë dollarësh, ku përfshihen stimuj për bankat dhe klientët e tyre, për rifinancimin e pagesës mujore për kreditë ekzistuese. (ze)

XS
SM
MD
LG