Lidhje

Bush: Shtimi i dhunës në Irak - moment vendimtar


Presidenti Bush tha se shtimi i dhunës në Irakun jugor dhe në zona të Bagdatit përbën një moment vendimtar në historinë e një Iraku të lirë.

Presidenti Bush tha sot se përpjekjet e forcave irakiane për të shtypur milicitë shiite do të vazhdojnë për një farë kohe, por janë një pjesë e domosdoshme e një shoqërie të lirë.

Zoti Bush i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Australisë, ndërkohë që parlamenti irakian zhvilloi një sesion emergjent për të dhënë fund dhunës në Basra dhe qytete tëtjer anë jug të vendit. Nga këto trazira kanë humbur jetën mbi 100 veta gjatë ditëve të fundit.

Forcat e koalicionit lëshuan bomba sot në Basra për të herë të parë në mbështetje të forcave irakiane të këmbësorisë.

Në Bagdat, e ashtuquajtura “Zona e Gjelbërt” në Bagdad, u bë sot përsëri objekt sulmesh, duke shkaktuar vdekjen e dy rojeve irakiane, jashtë zyrës së nënpresidentit Tareq al-Hashemi. //ii

XS
SM
MD
LG