Lidhje

Koreja e Jugut thirrje Veriut t’i japë fund agresivitetit ndaj udhëheqësve jugkoreanë


Koreja e jugut i bëri thirrje Phenianit t’i japë fund retorikës agresive ndaj udhëheqësve jugkoreanë, duke thënë se deklarata të tilla rrisin tensionet mes dy vendeve fqinje. Zyrtari ushtarak koreanojugor Kuon Osung e bëri kërkesën sot në një mesazh drejtuar homologut të tij koreanoverior.

Dje, media shtetërore koreanoveriore e quajti presidentin koreanojugor Li Mjung-Bak tradhëtar sepse mbante lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari ushtarak koreanojugor tha se deklarata të tilla janë shpifje dhe se minojnë paqen në rajon. Ai tha gjithashtu se Seuli mbetet i përkushtuar ndaj një pakti jo-agresioni me veriun dhe se është i gatshëm të angazhohet në dialog.

Në zhvillime të tjera, i dërguari amerikan për çështjen bërthamore Christopher Hill tha sot se ngecja e procesit të çarmatimit të Koresë së veriut duhet të zgjdhet brenda pak ditësh. //iç//

XS
SM
MD
LG