Lidhje

Klinton, Obama në luftë për çdo votë në shtetet perëndimore


Kandidatët presidencialë demokratë Hillari Klinton dhe Barak Obama po luftojnë për çdo votë në shtetet perëndimore të vendit ku zgjedhjet paraprake do të zhvillohen pas pak muajsh.

Dy kandidatët po bëjnë fushatë në shtetin Montana, i cili do të zhvillojë votimet paraprake më 3 qershor, një tregues ky se gara për emërimin e partisë demokrate për president do të vazhdojë edhe ca kohë.

Dje, zonja Klinton bëri publike taksat e saj, të cilat tregonin se senatorja nga Nju Jorku dhe bashkëshorti i saj ish presidenti Bill Klinton kishin fituar 109 milion dollarë nga viti 2000. Stafi i fushatës së zonjës Klinton tha se asnjë nga kundërshtarët e saj presidencialë nuk ka bërë publike më shumë informacione personale se sa senatorja.

Senatori Obama i kishte bërë presion zonjës Klinton të bënte publike më shumë informacion, duke e akuzuar atë se mbante shumë sekrete.

Javën e kaluar, senatori nga shteti Illinois i bëri publike taksat nga viti 2000 në vitin 2007. Por as zoti Obama dhe as zoti McCain nuk i kanë bërë publike taksat e paguara për vitin 2007.

XS
SM
MD
LG