Lidhje

Tomisllav Nikoliç bën vizitë të papritur në Kosovë


Tomislav Nikoliç, udhëheqës i partisë ultranacionaliste radikale serbe e filloi fushatën zgjedhore parlamentare me një vizitë të papritur në Kosovë.

Disa mijëra serbë, shumë prej tyre me flamuj serbë në duar, u mblodhën në Graçanicë sot për të përshëndetur zotin Nikoliç. Tubimi, në jug të Prishtinës, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë caktuar për në datën 11 maj. //ii

XS
SM
MD
LG