Lidhje

Human Rights Watch: CIA ka transferuar 14 të dyshuar në Jordani


Organizata Human Rights Watch tha se Agjencia amerikane e zbulimit CIA ka transferuar të paktën 14 të dyshuar terroristë në Jordani për tu marrë në pyetje dhe torturuar në tre vitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Organizata me seli në Nju Jork thotë se Jordania ishte vend i preferuar për CIA-n për transferimet e të burgosurve ndërmjet vitit 2001 dhe 2004. Raporti i publikuar nga kjo organizatë ndër të tjera thotë se Departamenti i Përgjithshëm i Zbulimit të Jordanisë shërbente si marrës në pyetje dhe torturues i të burgosurve të kapur nga CIA.

Ky dokument citon njërin nga të burgosurit, i cili thotë se ata ishin kërcënuar me tela të energjisë elektrike, gjarpërinj, qenër dhe dhunime. Raporti gjithashtu thotë se një ndër metodat e zakonshme të torturës ishte edhe rrahja në shputat e këmbeve.

Organizata Human Rights Watch thotë se ka zbuluar edhe 8 raste të burgosjeve që nuk ishin ditur më parë, në bazë të informatave të marra nga një ish i burgosur jordanez i cili ishte mbajtur në burg së bashku me të burgosur jo-jordanezë. //bsa//

XS
SM
MD
LG