Lidhje

Serbia heton njoftimet mbi planet për atentat kundër kryeprokurorit Vukçeviç.


Autoritetet serbe po hetojnë njoftimet mbi planet për atentat kundër kryeprokurorit për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit tha se autoritetet po bashkpunojnë me policinë dhe agjenci të tjera në procesin e hetimeve për çdo lloj kërcënimi.

E përditëshmja serbe “Blic” shkruante sot se ish zyrtarët e sigurimit në Republikën Serbe të Bosnjes kanë komplotuar për të vrarë zotin Vukçeviç. Gazeta citon një dëshmitar, pa përmendur emrin, të ketë thënë se personat e dyshuar kanë qënë anëtarë të një organizate kriminale.

Zoti Vukcevic ka kompetencën për të ndjekur dhe arrestuar personat e dyshuar për krime lufte gjatë konflikteve në Ballkan në vitet 90-të, e që tani ndodhen në arrati. //iç//

XS
SM
MD
LG