Lidhje

Në rrezik bashkëpunimi mes forcave politike në Shqipëri


Në Shqipëri propozimet e djeshme të demokratëve për të ndërhyrë në kushtetutë edhe për cështje të tjera përvec atyre që lidhen me sistemin elektoral ka provokuar debate dhe rrezikon të prishë frymën e bashkëpunimit mes dy partive të mëdha.

Propozimet e demokratëve kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe prekjen e disa kompetencave të tij, mandatin e prokuorit të përgjithshëm dhe mocionet e besimit dhe mosbesimit ndaj kryeministrit.

Kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi tha sot se këto propozime synojnë të shmangin krizat dhe të garantojnë stabilitet politik. Sipas zotit Patozi do të ishte e mirë që këto ndryshime të kalonin në bllok me ato që lidhen me sistemin zgjedhor.

Por deputeti socialist Fatmir Xhafa u shpreh se nuk është e moralshme që të kushtëzohet mbështetja për reformën me kalimin në bllok të të gjitha ndryhimeve. Sipas tij shumica ka vepruar në pabesi dhe kjo situatë, deklaroi Xhafa, mund të verë në pikëpyetje bashkëpunimn e deritanishëm me demokratët.

XS
SM
MD
LG