Lidhje

Një zyrtar amerikan: Nuk ka fakte për të vërtetuar se luftëtarët në Kosovë kishin shitur organe të serbëve


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se nuk ka asnjë fakt për të mbështetur njoftimet se luftëtarët shqiptarë në Kosovë kishin rrëmbyer banorë serbë dhe u kishin marrë organe jetike për t’i shitur në Evropë.

Zyrtari i bëri komentet në lidhje me artikujt e shtypit ku njoftohet se ish-Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla del Ponte, në një libër të botuar kohët e fundit në Itali, njofton se janë zbuluar prova që mbështesin disa nga këto pretendime. Zyrtari amerikan tha se ka pasur pretendime të ngjashme në të kaluarën, të cilat ai i cilësoi si legjenda moderne. Ai e cilësoi zonjën Del Ponte një figurë të respektuar por shtoi se nuk e dinte se në çfarë faktesh i bazonte ajo pikëpamjet e saj.

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës tha se i kishte mbështetur pikëpamjet e saj në ata që i cilësoi si gazetarë të besueshëm. Por ajo tha se nuk kishte ngritur akuza pasi nuk kishte dëshmitarë për t’i mbështetur këto akuza.

Njoftimet e medias theksojnë se luftëtarët shqiptarë kishin marrë rreth 300 serbë, ruse dhe sllavë të tjerë, të cilët i kishin dërguar në Shqipëri ku mjekët u merrnin organet duke i lënë të vdekur. Serbia dhe aleatja e saj tradicionale, Rusia kanë bërë thirrje për hetime lidhur me këto njoftime. //kk//

XS
SM
MD
LG