Lidhje

Rusi: Ndërpritet botimi i gazetës që shkroi për Presidentin


Në Rusi, u ndërpre botimi i një gazete, që e akuzonte Presidentin Putin se kishte divorcuar bashkëshorten dhe kishte në plan të martohej me një gjimnaste 24-vjeçare. Botuesi i gazetës “Moskovski Korrespondent”, Kompania Kombëtare e Medias, tha se vendimi për të ndërprerë publikimin e gazetës nuk kishte lidhje me artikullin ku flitej për lidhjet e mundshme të Presidentit rus.

Kompania tha se po shqyrton mundësinë e një konceptimi të ri dhe një plani të ri biznesi për gazetën. Kryeredaktori i gazetës u detyrua të jepte dorëheqjen pas botimit të artikullit. Pronar i gazetës është miliarderi Alexander Lebedev. Si zoti Putin, edhe gjimnastja Alina Kabajeva, kanë mohuar të kenë lidhje mes tyre.//lk

XS
SM
MD
LG