Lidhje

Rusia shënon një vjetorin e vdekjes së Boris Jelcinit


Elita politike e Rusisë shënoi një vjetorin e vdekjes së ish presidentit rus Boris Jeltsin duke inaguruar një monument te varri i ish udhëheqësit i cili ndihmoi në rrëzimin e Bashkimit Sovjetik.

Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi parardhësin e tij gjatë një fjalimi që mbajti me këtë rast në varrezat Novodeviçi të Moskës. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i sapo zgjedhur Dimitri Medvedev, familja e ish presidentit Jeltsin, patriarku i kishës ortodokse ruse dhe qindra vetë të tjerë.

Zoti Putin e quajti paraardhësin e tij njërën ndër figurat më të ndritura të shekullit 20 i cili ndikoi në ndryshimin e kahut të historisë. Zoti Jeltsin mbahet mend në Perëndim si njeriu që u doli përballë dhe i ndaloi tanket e ushtrisë që ishin dërguar në Moskë gjatë një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti nga komunistët e vijës së ashpër gjatë kohës kur Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej.//lk

XS
SM
MD
LG