Lidhje

Kroati Naletiliç transferohet në Itali për të kryer dënimin


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës transferoi Mladen Naletiliç në Itali për të kryer dënimin e tij me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit boshnjak të viteve 90.

Gjykata e Hagës e shpalli zotin Naletiliç fajtor pesë vjet më parë për persekutimin, torturimin dhe dëbimin e myslimanëve nga zona përreth Mostarit në Bosnje-Hercegovinë.

Ajo e dënoi Mladen Naletiliç me 20 vjet burg dhe bashkëpunëtorin e tij kroat Vinko Martinoviç me 18 vjetë. Gjatë konfliktit zoti Naletiliç ishte komandant i një njësie kroate ushtarake njohur si Batalioni i të Dënuarve. Martinoviç komandonte një njësi më të vogël.

XS
SM
MD
LG