Lidhje

Pas grevës në Britani, çmimi i naftës së papërpunuar arrin rekord të ri


Çmimi i naftës së papërpunuar arriti një rekord të ri, gati 120 dollarë për fuçi, e nxitur kjo nga shqetësimet rreth prodhimit në Britani dhe Nigeri.

Nafta e papërpunuar për shpërndarje në qershor arriti 119 dollarë dhe 93 cent për fuçi dje në bursën e Nju Jorkut, para se të ulej në shkëmbimet e fundit të ditës.

Çmimet e naftës u rritën pasi Britania mbylli një çisternë në Detin e Veriut që mban rreth 40 përqind të rezervave me naftë të vendit për shkak të një greve të punëtorëve.

Në Nigeri, sulmet e fundit në impiantet e naftës dhe një grevë kanë shkurtuar përgjysëm prodhimin.

Presidenti i OPECut tha se çmimi i naftës mund të shkojë deri në 200 dollarë për fuçi. Sipas agjencisë Reuters, shefi i OPECut Chakib Khelil i tha gazetës shtetërore algjeriane se çmimet e larta janë rezultat i uljes së dollarit dhe nuk kanë të bëjnë shumë me furnizimet me naftë.

XS
SM
MD
LG