Kryetari i një grupi të ri pune të Kombeve të Bashkuara për krizën globale të ushqimit thotë se biokarburet nuk duhen eliminuar thjesht për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave ushqimore.
Nënsekretari i OKB-së për Çështje Humanitare dhe Lehtësimin e Emergjencave, John Holmes tha sot se biokarburet u zhvilluan për të luftuar efektet e ngrohjes globale dhe do të ishte gabim që të gjitha biokarburet të konsideroheshin negative. Por zoti Holmes tha gjithashtu, se grupi i punës duhet të studjojë më me kujdes se si dhe kur kulturat bujqësore mund të përdoren për biokarbure.
Në fillim të këtij muaji, UNESCO-ja tha në një raport, se biokarburet po e ndryshojnë përdorimin e drithrave nga prodhimi ushqimor në atë të karburantit. Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rritja e prodhimit të biokarbureve në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe vende të tjera është një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve.//lk