Lidhje

Pishtari Olimpik mbërriti në Kinë për një udhëtim 3-mujor


Pishtari olimpik filloi të dielën udhëtimin 3 mujor nëpër Kinë me stafetën e parë në ishullin jugor të Hainanit. Mijëra përkrahës, por jo demonstrues, kishin dalë nëpër rrugë për të parë pishtarin.

Dita e parë e rrugës së pishtarit në Kinë përfundoi me një ceremoni të ndjezjes së flakës olimpike në skenë nga ylli i kinemasë Xheki Çan. Duke vrapuar me ngadalë përmes forcave të sigurisë dhe shtypit Çan përshkoi pjesën e fundit të stafestës së pishtarit.

Mbajtësit e pishtarit ndezën më pas flakën olimpike.

"Jam shumë i emocionuar", tha Çan, "shpresoj se duke ndezur këtë flakë ne dërgojmë mesazhin e dhimshurisë, paqes dhe dashurisë në mbarë botën".

Pishtari olimpik filloi të dielën udhëtimin në qytetin kinez Sanja që është ndalesa e parë e udhëtimit tre mujor të tij deri në Pekin, që pritet të jetë një udhëtim paqësor.

XS
SM
MD
LG