Lidhje

Numër rekord votuesish në Indiana dhe Karolinën e Veriut


Secili nga kandidatët demokratë për president, Hillari Klinton dhe Barak Obama, po shpresojnë për një fitore të konsiderueshme sot në zgjedhjet paraprake në dy shtete.

Deri tani janë regjistruar nivele rekord të pjesëmarrjes në votime nga zgjedhësit në Karolinën e Veriut dhe Indiana.

Anketat çojnë në përfundimin se zonja Klinton do të sigurojë një epërsi të vogël në Indiana, ndërsa zoti Obama pritet të jetë fitues në Karolinën e Veriut.

Për zotin Obama do të ishte një fitore e madhe nëse siguron shumicën e votave në secilin nga këto shtete, ndërsa zonja Klinton shpreson se kjo fitore t’i japë mundësi të vazhdojë garën duke shfrytëzuar inercinë pozitive të siguruar në votimet e Pensilvanisë dhe Ohios.

Gjithsej 187 delegatë do të ndahen sot ndërmjet dy konkurentëve në bazë të rezultateve të votimeve.

Senatorët zhvilluan fushatë në të dy shtetet dje. Zoti Obama foli për vështirësitë me të cilat ndeshet qytetari i thjeshtë, ndërsa zonja Klinton diskutoi pezullimin e taksës federale mbi karburantin për t’u dhënë konsumatorëve pak lehtësim financiar nga çmimet e larta të naftës. //kk//

XS
SM
MD
LG