Ministri i jashtëm irakian u bëri thirrje Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që të rifillojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje të problemeve të sigurisë në Irak.
Ministri i Jashtëm Hoshiar Zebari u tha gazetarëve në Bagdad se një raund i katërt bisedimesh mbi problemet e sigurisë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është bllokuar për shkak të shkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve. Zoti Zebari tha se këto dy vende duhet t’i japin fund shkëmbimit të akuzave se kush e ka fajin për dhunën në Irak, dhe të përqëndrohen në rëndësinë e rifillimit të dialogut.
Të hënën, Irani bëri të ditur se nuk do të zhvillojë një raund të katërt bisedimesh përderisa forcat amerikane vazhdojnë të vënë në shenjestër milicitë shiite në lagjen Sadër të Bagdadit.
Që nga muaji i kaluar, forcat amerikane dhe irakiane kanë zhvilluar beteja të ashpra kundër milicëve shiitë besnikë të klerikut radikal Moktaba Al Sadër. //bsa//