Lidhje

Kërkimet për Karaxhiçin: bastisen shtëpitë e dy ish-truprojeve


Policia në Republikën serbe të Bosnje-Hercegovinës, që po përpiqet të gjejë të dyshuarin për krime lufte Radovan Karadzic, bastisi shtëpitë e dy prej ish-truprojave të tij.

Oficerët e policisë kontrolluan sot shtëpitë e Boris Boricanin dhe Dusko Mihajlovic në Pale. Gjykata e posaçme boshnjake për krime lufte dha urdhër për bastisjet, si pjesë e përpjekjeve për të zbuluar anëtarët e një rrjeti që dyshohet se ndihmon të fshihen të dyshuarit për krime lufte.

Forcat ndërkombëtare kanë bastisur shpesh shtëpitë e serbëve të Bosnjës nën dyshimet se kanë ndihmuar Radovan Karadzicin, ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës që përballet me akuza për sulme ndaj civilëve në vitet 1990, gjatë konfliktit në atë vend.//lk

XS
SM
MD
LG