Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Serbi


Serbia votoi në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat ka të ngjarë të përcaktojnë në se qeveria e Beogradit do të ecë drejt Evropës apo larg saj, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila u mbështet nga shumë vende perëndimore.

Anketat e opinionit para zgjedhjeve tregojnë se nacionalistët të zemëruar nga mbështetja e Perëndimit për Kosovën ka një epërsi të vogël ndaj koalicionit të presidentit, Boris Tadiç. Zoti Tadiç kërkon ta çojë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ndërsa nacionalistët kërkojnë të forcojnë lidhjet me Rusinë. Pjesëmarrja në votime duket të jetë e madhe.

Asnjëra parti nuk pritet të fitojë shumicën absolute, duke bërë që grupi populist, i kryesuar nga kryeministri i tanishëm, Vojisllav Koshtunica, i cili gëzon një mbështetje prej rreth 12 për qind, të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re.

Zoti Koshtunica mbështet braktisjen e planeve për anëtarësim në BE dhe forcimin e lidhjeve me Rusinë, por presidenti Tadiç e shikon të ardhmen e Serbisë me Evropën, pavarësisht nga statusi i Kosovës.

Pakicat serbe në Kosovë votuan gjithashtu sot në zgjedhjet parlamentare dhe lokale duke theksuar kundërshtimin e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Misioni i OKB-së thotë se zgjedhjet serbe në Kosovë shkelin rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe se rezultatet do të shpallen të pavlefshme. (ze)

XS
SM
MD
LG