Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni i ka hedhur poshtë akuzat lidhur me incidentin e së hënës kundër kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë rast.
Nënkryetari i PDSH-së, Imer Selmani thotë se partia e tij pret që organet e rendit të ndriçojnë sa më parë incidentin.
"Është një situatë e palakmueshme por menjëherë ne dolëm me qendrimin tonë. Absolutisht, as një milimetër nuk qendron pas (incidentit) Partia Demokratike Shqiptare. Me asnjë akt PDSH nuk ka dëshmuar deri tani se ka dhënë urdhër apo ka mobilizuar strukturat që të tronditin situatën në terren. Zoti Ali Ahmeti nuk përmendi dhe nuk akuzoi Partinë Demokratike Shqiptare dhe është mirë që nuk e akuzoi," i tha zoti Selmani Zerit te Amerikes.//ii