Lidhje

Kitaristi bas, kompozitori dhe regjisori Marcus Miller me albumin e ri Marcus


"Strum"

Marcus Miller është kitarist bas, kompozitor dhe regjisor. Ai ka luajtur në më shumë se 500 këngë si muzikant studjoje dhe për vite me radhë është njohur si “basisti i yjeve”. Marcus ka incizuar edhe shumë albume dhe më i fundit është ai që mban emrin e tij, “Marcus”.

Marcus Miller ka kompozuar dhe dirigjuar këngë për shumë artistë të njohur, si trumpetisti i famshëm i xhazit, Miles Davis, këngëtarët Luther Vandross dhe Mariah Carey, repisti Jay-Z.

Vetë Markusi ka incizuar nëntë albume dhe më i fundit është ai me titull "Marcus". Krijimtaria e tij i përket xhazit të vjetër tradicional të përzjerë me zhanre të tjera muzikore, për të treguar variacionet e tjera të këngës, siç shprehet ai.

Shumica e këngëve të albumit të tij të ri janë kombinime të xhazit, ritëm dhe bluz, si dhe të tingujve të njohur si fank. Kënga "Blast" ka edhe motiveve të Lindjes së Mesme.

"Blast"

Aftësitë artistike të Marcus Miller-it e kapërcejnë interpretimin në kitarën bas. Ai luan edhe në instrumente të tjera në albumin e tij të ri, përfshirë tastierën, bateritë, sitarin dhe klarinetën bas.

Në albumin e ri të Marcus Miller-it debutojnë edhe artistë të kalibrit botëror si Shihan poeti, këngëtari i bluzit, Keb' Mo', dhe Corinne Bailey Rae, e cila këndon hitin "Free".

"Free"

Dhe vinë kështu në fund të këtij edicioni të Zërit të Amerikës, të dashur dëgjues, me një tjetër këngë nga albumi "Marcus" i Marcus Miller-it, është pikërisht kënga klasike "When I Fall in Love", ku ai luan në klarinetë bas. Dhe me këtë këngë ju urojmë një fund jave të këndëshme.

"When I Fall in Love"

//iç//

XS
SM
MD
LG