Lidhje

Përcaktimi i procedurës së zgjedhjeve në Kosovë


Partitë politike në Prishtinë janë pajtuar që me sistemin e ri zgjedhor Kosova të mbetet me një zonë të vetme zgjedhore. Ligji për zgjedhje në Kosovë, i parashikuar në propozimet e presidentit Marti Ahtisaari, do të jetë gati më 15 qershor, kur pritet të hyjë në fuqi kushtetuta e Kosovës. Sipas planit Ahtisaari, institucionet e Prishtinës duhet të organizojnë zgjedhje të reja nëntë muaj pas hyrjes në fuqi të kushtetutës. //iç//

XS
SM
MD
LG