Lidhje

Në Tiranë organizohet ceremonia e varrimit të Dritan Hoxhës


Në Tiranë, të premten u organizua ceremonia mortore e presidentit të grupit mediatik ‘’Top Media’’, Dritan Hoxha i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinën e tij një ditë më parë.

Qindra gazetarë, politikanë dhe njerëz të thjeshtë ishin mbledhur për të përcjellë trupin e pajetë të Hoxhës duke mbuluar arkivolin e tij me lule.

Nga dalja e banesës së tij, arikivoli u ndal për herë të fundit përpara godinës së televizionit Top Chanel, një prej pjesëve të rëndësishme të perandorisë mediatike që Dritan Hoxha ngriti me shpejtësi dhe shumë sukses brenda pak vitesh, duke bërë që përmes saj të rendiste Shqipërinë ndër vendet ku aplikohej tekonologjia më e përparuar multimediale.

Një korte i gjatë njerëzish shoqëroi në ecje trupin e pajetë përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit me duartrokitje të cilat shprehnin respektin dhe zëvendësonin fjalët e dhimbjes për ndarjen e tij nga jeta.

Dritan Hoxha u përcoll sot në varrezat perëndimore të Tiranës duke lëne pas jo vetëm një kujtim por një vepër të tërë, një trashëgimi të pasur që i dha jetë një zhvillimi të vrullshëm të mediave audiovizuale në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG