Lidhje

Medvedev: Marrëdhëniet Rusi-Kinë, forcë e rëndësishme në arenën ndërkombëtare


Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev thotë se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën janë tani një forcë e rëndësishme në arenën ndërkombëtare dhe nuk mund të mos përfillen.

Udhëheqësi i Kremlinit tha në një takim me studentët në Universitetin e Pekinit sot se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të marrë më vendime të rëndësishme pa këto dy vende. Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë trysninë për lidhje më të forta me Kinën, edhe nëse një hap i tillë i shqetëson vendet e tjera.

Zoti Medvedev i bëri komentet në ditën e dytë të vizitës në Kinë. //bsa//

XS
SM
MD
LG