Lidhje

Festivali i Kënges në Eurovizion, rusi Dima Bilan në vend të parë


Rusi Dima Bilan fiton vendin e parë në Festivalin e Kënges në Eurovizion, i ndjekur nga Ukrahina dhe Greqia. Këngëtari Bilan është i pari që fiton këtë titull për vendin e tij me një balladë të zjarrtë rrok të titulluar “Believe”.

Finalistë nga 25 vende Evropiane konkuruan dje në mbrëmje në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, për vendin e nderit të këtij evenimenti. Organizatorët thanë se shfaqja në televizion u ndoq nga më shumë se 100 milion shikues.

Për herë të parë, Serbia ishte organizatore e këtij festivali, që është i 53-i. Serbja Marija Serifoviç fitoi vendin e parë vitin e kaluar me balladën e saj “Prayer”.

Në këtë festival, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Olta Boka me këngën "Zemrën e lamë peng", duke zënë vendin e 17. Në këtë festival morën pjesë 43 vende. //iç//

XS
SM
MD
LG