Lidhje

Motivi latin në albumin Rhythm & Romance të Kenny G


Kenny G është nga artistët më të preferuar të xhazit, me balladat e tij të lehta popullore, me riaranxhimet e popit standard dhe me këngët e festave. Saksofonisti fitues i çmimit Grammy i ka sjellë publikut një stil të veçantë në albumin e tij të ri "Rhythm And Romance."

Xhazi i lehtë i gërshetuar me sambën dhe salsën mbushin albumin e parë të Kenny G me motive latine. Në të gjen që nga këngët origjinale si "Salsa Kenny" deri tek këngët klasike latine si "Besame Mucho"

Kenny ka shitur më shumë se 75 milionë albume në gjithë botën, duke u bërë artisti me disqet më të shitura të të gjitha kohërave. Albumi i tij më i fundit "Rhythm And Romance" është hiti numër një në listën e revistës Billboard për xhazin bashkëkohor. Dhe nga ky album kemi zgjedhur këngën "Sax-O-Loco". //iç//

XS
SM
MD
LG