Lidhje

Haga i bën thirrje Serbisë të kapë të dyshuarit për krime lufte


Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës i bëri thirrje Serbisë të shtojë përpjekjet për të kapur katër të dyshuarit kryesorë për krime lufte. Zoti Serge Bramerc tha sot para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se mendon që Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç, Stojan Zupljanin dhe Goran Haxhiç janë brenda rrezes së veprimit të autoriteteve dhe mund të arrestohen.

Prokurori, i cili zëvendësoi Karla del Ponten në fillim të vitit, raportoi se nuk ka pasur përmirësime në bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën gjatë 6 muajve të fundit. Zoti Bramertz po ashtu u bëri thirrje autoriteteve në Bosnje-Hercegovinë të përqafojnë një qëndrim më aktiv kundër personave që ndihmojnë të akuzuarit t’i shpëtojnë drejtësisë. Ai theksoi se Kroacia duhet të përmbushë pa vonesë një numër kërkeash për dokumenta të rëndësishme, të nevojshme për proceset gjyqësore. Prokurori po ashtu shprehu bindjen se Gjykata duhet të vazhdojnë punën deri sa të jenë mbyllur të gjitha çështjet gjyqësore për krime lufte.//lk

XS
SM
MD
LG