Lidhje

Millovanoviç: Qeveria, përgjegjëse për parregullsitë zgjedhore


Në Maqedoni, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli sot të pavlefshme votat në 68 qendra votimi pas ankesave për parregullsi në zgjedhjet parlamentare të 1 qershorit. Partitë politike kanë afat 48 orë për ta apeluar vendimin.

Nëse vendimi mbetet në fuqi, përsëritja e votimeve do të bëhet më 15 qershor. Zyrtarët e zgjedhjeve i shpallën të pavlefshme votimet edhe në 25 qendra të tjera, ku u desh të pezullohej procesi për shkak të dhunës.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane në Shkup, Gillian Millovanoviç, theksoi se përgjegjësia për parregullsitë bie mbi qeverinë dhe jo mbi ndonjë pjesë të popullatës.

Zonja Millovanoviç i quajti të gabuara deklaratat e zyrtarëve të Partisë Demokratike Shqiptare se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit të ankesave po vepron mbi bazë të rekomandimeve të ambasadës amerikane se në cilat qendra duhet të rivotohet.//lk

XS
SM
MD
LG