Lidhje

Presidenti rus fajëson SHBA për ngadalësimin ekonomik global


Presidenti rus Dmitri Medvedev falësoi Shtetet e Bashkuara për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe tha se rritja ekonomike e Rusisë mund të ofrojë një zgjidhje.

Duke folur sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shen Petersburg, zoti Medvedev tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë një rol në ekonominë botërore që nuk korrespondon me kapacitetet e tyre. Ai tha se politikat agresive të ekonomisë më të madhe në botë kanë sjellë varfërimin e shumë njerëzve.

Zoti Medvedev tha se rritja ekonomike e Rusisë dhe burimet e saj energjitike mund të ndihmojnë në mbështetjen e komuniteti global. Ai ofroi organizimin e një konference ndërkombëtare në Rusi me kompanitë dhe analistët kryesorë për të diskutuar problemet globale. Sekretari amerikan i Tregëtisë Carlos Gutierrez hodhi poshtë kritikat e presidentit Medvedev duke thënë se ka një ngadalësim ekonomik, por jo një krizë globale. //rd//

XS
SM
MD
LG