Lidhje

Pasgoditja rrezikon përmbytjen e liqenit në Kinë


Media shtetërore kineze njofton se ka pasur një pasgoditje në liqenin e krijuar nga tërmeti që goditi këtë vend muajin e kaluar dhe se uji i grumbulluar po rrezikon të përmbyt mijëra shtëpi.

Agjensia kineze e lajmeve, Xinhua thotë se pasgoditja prej 4.8 ballë e goditi krahinën Siçuan sot duke shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut në malet përreth liqenit. Kjo agjensi thotë se ndikimet e pas-goditjeve në këtë zonë janë duke u mbajtur nën mbikqyrje.

Më herët sot agjensia Xinhua tha se liqeni ende po mbushej në mënyrë të rrezikshme megjithë përpjekjet për ta zbrazur atë. Agjensia Xinhua citon një zyrtar krahinor te ketë thënë se mbushja e liqenit është 4,6 herë më e madhe se sasia e ujit që po zbrazet. Më shumë se 1,3 milion njerëz jetojnë përreth këtij liqeni i cili u krjiua nga një digë në lumin Tongkou. Rreth 250 njerëz tanimë janë evakuar nga shtëpitë e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG