Lidhje

Pas 15 qershorit, në Kosovë do të ketë dy misione ndërkombëtare


Autoritetet në Prishtinë thonë se pas 15 qershorit, kur hyn në fuqi kushtetuta, në Kosovë do të vazhdojnë të qëndrojnë dy misione ndërkombëtare. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha në Prishtinë se në ditët e ardhshme sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, do të bëjë të qartë mënyrën e ri konfigurimit të misionit të tij në Kosovë, gjë që do të sqaronte edhe mandatin e pranisë civile ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG