Presidenti amerikan Xhorxh Bush po takohet në Slloveni me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë programin bërthamor të Iranit.
Para takimit të nivelit të lartë me udhëheqësit e BE-së, Presidenti Bush u takua dje me presidentin slloven Danilo Turk dhe me kryeministrin e vendit Janez Jansa, në kështjellën Brdo në Kranj.
Pas takimit të sotëm, Presidenti Bush tha se do që të diskutojë masat e përbashkëta për të përballuar koston e lartë të energjisë, përfshirë nevojën për të pakësuar varësinë tek nafta. Ai ka gjithashtu në plan që të kërkojë ndihmë nga vendet evropiane për Afganistanin dhe të ushtrojnë më shumë presion ndaj Iranit që të heqë dorë nga programi bërthamor.
Presidenti do të vizitojë gjithashtu panairin e famshëm të kuajve në Lipizzaner të Sllovenisë, para se të shkojë në Gjermani, ku së bashku me bashkëshorten Laura ai do të marrë pjesë në festimet me rastin e 60 vjetorit të Planit Marshall.