Lidhje

Çmimi i naftës arrin në 131,43 dollarë për fuçi


Arabia Saudite do të mbajë një takim të vendeve prodhuese dhe konsumatore të naftës më 22 qershor për të diskutuar mbi çmimet rekord të naftës. Sauditët janë anëtarë me peshë të OPEC-ut, organizata e vendeve eksportuese të naftës, që sigurojnë rreth 40 për qind të naftës së botës.

Disa nga zyrtarët e OPEC-ut i kanë quajtur çmimet aktuale të pajustifikueshme dhe fajësojnë për çmimet e larta, dollarin e dobët, spekullimet, dhe tensionet politike dhe jo mungesat e naftës.

Presidenti Bush e quajti takimin një ide interesante. Ndërkohë, çmimet e naftës bruto ranë sot rreth tre dollarë në shkëmbimet e bursës. Rënia e çmimit erdhi pas forcimit të dollarit me komentet që bëri kreu i Rezervës Federale amerikane, i cili la të kuptohet se Banka Qendrore nuk do t’i shkurtojë më tej interesat, madje mund t’i rrisë ato.

Çmimi i naftës arriti të martën në 131,43 dollarë për fuçi sot në New York, duke i ulur çmimet e larta të shkëmbimeve të mëparshme. //bsa//

XS
SM
MD
LG