Lidhje

Kanceri i veshkave dhe sheqeri në gjak tek gratë shtatzëna


Diagnostikimi i hershëm i kancerit të veshkave

Shkencëtarët besojnë se rastet e kancerit të veshkave po shkojnë drejt pakësimit, tani që gjithnjë e më shpesh ky kancer zbulohet që në fazat e hershme dhe kurohet.

Mbi 50 mijë amerikanë diagnostikohen çdo vit me kancer në veshka, por tani mundësitë për mbijetesën e tyre janë përmirësuar dukshëm falë mënyrave të reja për zbulimin e herëshëm të këtij tumori.

Mjekët në universitetin të Kalifornisë në San Diego morrën në shqyrtim 200 mijë raste të kancerit në veshka gjatë periudhës 1993 - 2004. Ata vunë re se numri i pacientëve të diagnostikuar në fazë të herëshme me tumore të vegjël u rrit nga 43 përqind në 57 përqind. Ky, thonë ekspertët është një lajm i mire, sepse 88 përqind e tumoreve që zbulohen në fazat e herëshme janë të trajtueshëm. Kur tumori zbulohet vonë, pacientët mund të trajtohen sukseshëm vetëm në 23 përqind të rasteve.

Kanceri i veshkave, është një prej 10 kancereve më vdekjeprurës dhe është cilësuar si vrasës i heshtur sepse simptomat bëhen të dukëshme vetëm pasi tumori është zmadhuar. Por mjekët thonë se kryerja më shpesh e analizave me aparate skanimi MRI e ultratinguj, ka të ngjarë të ndihmojnë për zbulimin e tumoreve para se ato të rriten e zhvillohen.

Sipas ekspertëve, nuk është e thënë që njerëzit të shkojnë në klinikë a spital për një skanim ose kontroll me aparat ultratingujsh vetëm për të parë gjendjen e veshkave, por sa herë që ata u nënshtrohen këtyre procedurave për arsye të tjera, një kontroll kalimtar i veshkave, do të ishte i dobishëm

Niveli i sheqerit në gjak tek grate shtatzëna

Niveli i sheqerit në gjak tek grate shtatzëna është përcaktues për lindje normale e foshnje të shëndetëshme. Ekspertët thonë se nuk ka ndonjë nivel të caktuar të sheqerit në gjak, ku këto rreziqe shfaqen, por rreziqe shtohen në përpjestim me shtimin e nivelit të sheqerit.

Foshnjet e lindur nga nëna me diabet janë në rrezik më të lartë për lindje të vështirë si me operacion cesarian. Këta fëmijë gjithashtu, ka gjasa të kenë në gjakun e tyre edhe nivele të papërshatëshme insuline.

Një studim i ri lë të kuptohet se foshnjet e lindura nga nëna me nivel të lartë sheqeri në gjak, janë në të shumtën e rasteve njësoj në rrezik, edhe nëse nëna nuk preket mga sëmundja e diabetit.

Mjekë të universitetit Northwestern së bashku me kolegë nga vende të ndryshme të botës, grumbulluan të dhënat e mbi 23 mijë grave shatzëna.

Gjatë shqyrtimit, ata panë se grate me nivel të ulët të sheqerit në gjak, në 5 përqind të rasteve lindën foshnje me peshë trupore shumë më të madhe sesa pesha normale, në krahasim me 26 përqind për gratë me nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Niveli i lartë i sheqerit tek grate shtatzëna gjithashtu rrit mundësinë që lindja të kryhet me operacion ceserian. Tek grate me nivel të ulët sheqeri në gjak, mundësia e një lindjeje të tillë ishte 10 përqind.

Ekspertët thonë se nuk ka ndonjë nivel të caktuar të sheqerit në gjak, ku këto rreziqe shfaqen, por rreziqe shtohen në përpjestim me shtimin e nivelit të sheqerit.

Ekspertët, megjithatë këmbëngulin se mirëmbajtja e një peshe të të rregullt trupore, si para dhe gjatë shtatzënisë, është gjëja më e rëndësishme që gratë mund të bëjnë për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

Rëndësia e kontrollit të tensionit të gjakut

Rreth 60 milionë amerikanë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo hypertension. Për kontrollin e tensionit të gjakut, rëndësi të madhe ka njohja e saktë shkallës së tensionit është dhe në si luhatet kjo shkallë nga koha në kohë.

Gjithnjë e më shumë ekspertë tani thonë se mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut është që pacientët ta masin vetë atë me aparate shtëpiakë. Tre shoqata organizata amerikane të shëndetësisë; Shoqata mbi sëmundjet e zemrës, Shoqata mbi Hipertensionin dhe Shoqata e infermjereve për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dolën kohët e fundit me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se vëzhgimi apo matja e tensionit të gjakut në shtëpi është tepër i rëndësishëm prandaj firmat e sigurimeve shëndtetësore duhet të mbulojnë koston e aparateve për matjen e tensionit që u jepen pacientëve.

Një pajisje për matjen e tensionit kushton rreth 100 dollarë. Këto organizata thonë se pacientët duhet të zgjedhin aparate që vendosen mbi pjesën e parakrahut, pasi në këtë vend të krahut, treguesit e shkallës së tensionit janë më të saktë. Mjekët gjithashtu rekomandojnë që pacienti duhet t’a masë tensionin e gjakut 2 deri 3 herë rresht, në një interval 1 minutë nga çdo matje, për të marrë numra të saktë të shkallës së tensionit. Pacientët pastaj ia dërgojnë këto shifra mjekut në klinikë, i cili në bazë të treguesve është mund të përcaktojë më mirë dozën e saktë të barnave për rregullimin e tensionit.

XS
SM
MD
LG