Lidhje

Bush shpreh keqardhje për retorikën para ndërhyrjes në Irak


Presidenti Xhorxh Bush tha se i vjen keq për faktin se mënyra se si u shpreh para ndërhyrjes amerikane në Irak e ka bërë të duket si një individ shumë i zellshëm për luftë.

Në një intervistë të botuar në gazetën britanike “Times,” Presidenti tha se mund të kishte përdorur “një tjetër ton dhe një retorikë të ndryshme.”

Presidenti amerikan tha se fraza të tilla si “ejani po ua mbajti” apo “të kapet gjallë a vdekur” i çuan njerëzit në përfundimin se ai nuk ishte njeri që punonte për paqen.

Presidenti Bush e ka përdorur frazën “gjallë a vdekur” për Osama bin Ladenin.

Zoti Bush tha gjithashtu se e shqetëson fakti që qëndrimi i Shteteve të Bashkuara u keqkuptua në prag të ndërhyrjes së vitit 2003 dhe shprehu gjithashtu keqardhje për përçarjet që ka shkaktuar lufta. //bsa//

XS
SM
MD
LG