Lidhje

Astronomët europianë zbulojnë tre planetë të rinj


Astronomët europianë thonë se kanë zbuluar tre “superToka” që sillen rreth një ylli të afërt si dhe dy sisteme të tjera planetare.

Ekipi i astronomëve i paraqiti zbulimet të hënën në Francë. Ata thanë se kishin përdorur një teleskop të posaçëm të quajtur HARPS për gjetjen e planetëve. Teleskopi është vendosur në Observatorin La Silla të Kilit.

Astronomët thonë se tre planetët janë më të mëdhenj se Toka dhe sillen rreth yllit të tyre me shpejtësi jashtëzakonisht të mëdha. Ata shtuan se nuk e dinë nëse çdo yll në Gjithësi ka planetë që sillen rreth tij por ata po bëjnë përparime shumë të mëdha për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje.

Astronomët kanë zbuluar gjatë viteve më shumë se 270 planetë të tillë të mëdhenj të quajtur superToka ose ekzoplanetë, kryesisht rreth yjeve që ngjasojnë me Diellin tonë. //bsa//

XS
SM
MD
LG