Lidhje

Esperanza Spalding me albumin "Esperanza"


Esperanza Spalding ishte një violiniste klasike autodidakte dhe për habinë e shumë njerëzve ajo vendosi të luante në bas akustik dhe të këndonte xhaz dhe blus. Në albumin që mban ermin e saj, kjo këngëtare e re demostron edhe talentin si kompozitore. Kjo është një nga këngët e këtij albumi, ajo me titull "Precious".

"Precious"

Në tentativën e saj të parë për një album të famshëm, 23-vjeçarja Esperanza Spalding zgjodhi këngë që pasqyrojnë të gjitha aspektet e muzikës së saj. Prandaj edhe titulli i albumit mban emrin e saj. Pa dyshim që interpretimi i saj është i shkëlqyr, por më mbresëlënëse është aftësia e saj e kompozimit dhe aranxhimit.

Esperanza i hyri rrugës së muzikës në moshë shumë të vogël. Ajo filloi të luante violinë me Shoqërinë e Muzikës së Dhomës në Oregon në moshën 5 vjeçare, një pasion ky që vazhdoi 10 vjet. Ajo thotë se filloi të luante basin akustik pothuajse krejt rastërisht.

"Espera"

Kjo është kënga "Espera". Esperanza është ende duke u përshtatur në rolin e saj të ri si udhëheqëse e një kompleksi muzikor. Megjithë angazhimin e saj për të promovuar albumin e saj dhe për të planifikuar shfaqjet, ajo nuk lë rast pa u praktikuar.

Esperanza është tani me pushime pas përfunimit të mësimdhënies për këtë vit në Kolegjine Muzikës Berklee, ku dikur studjonte vetë atje me bursë të plotë. Po nga albumi i saj "Esperanza", të dëgjojmë Esperanza Spalding me këngën "Love In Time", ku ajo luan edhe në bas akustik. Edhe me këtë këngë të dashur dëgjues, e përfundojmë edhe këtë edicion të Zërit të Ameriks. Ju falenderojmë për shoqërinë dhe ju urojmë një javë të këndëshme.

"Love In Time"

XS
SM
MD
LG