Lidhje

Zef Preçi: Buxheti duhet të jetë i lexueshëm për njerëzit e thjeshtë


Në Shqipëri veprojnë një numër i madh organizatash jo-qeveritare në fushën ekonomike. Një prej tyre është Qendra Shqiptare për Studime Ekonomike. Zëri i Amerikës kishte ftuar për një bisedë drejtorin e kësaj qendre, Zef Preçi, i cili ndodhet Washington për të marrë pjesë në një seminar të organizuar nga Instituti Brookings, mbi çështjen e transparencës në shpenzimet publike. Zoti Preçi tha se buxheti që paraqitet nga qeveria nuk është i lexueshëm për publikun e thjeshtë dhe se nevojitet më tepër transparencë në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG