Lidhje

Moska nuk do të tolerojë provokime në Abkazi


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se qeveria e tij nuk do të tolerojë asnjë provokim kundër paqeruajtësve rus në rajonin gjeorgjian të Abkazisë.

Duke folur sot në një takim me studentët në Shën Peterburg, presidenti Medvedev tha se paqeruajtësit rus janë në Gjeogji në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe se po silleshin mirë.

Këtë javë, autoritetet gjeorgjiane ndaluan për një kohë të shkurtër katër paqeruajtës rusë në Abkazi nën dyshimet se kishin transporuar armë ilegalisht.

Tbilisi e ka akuzuar Rusinë se po kërkon të aneksojë rajonin separatist të Abkazisë dhe Osetisë Jugore duke përkrahur grupet rebele të këtyre rajoneve. Moska e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Një zyrtar i lartë gjeorgjian tha se Gjeorgjia zhvilloi bisedime me përfaqsues të Abkazisë këtë javë në Suedi. Sekretari i Sigurimit Kombëtar të Gjeorgjisë Aleksandër Lomaia tha se të dy palët u takuan për tri ditë bisedime me 15 qershor por se nuk ishte bërë ndonjë përparim rreth këtij konflikti që vazhdon për një kohë të gjatë. (ze)

XS
SM
MD
LG