Lidhje

Haga akuzon Serbinë se ka sfiduar autoritetin e institucionit dhe KS


Një gjyqtar i lartë në Gjykatën e Hagës akuzoi Serbinë se ka sfiduar autoritetin e institucionit të tij dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i gjykatës Fausto Pocar tha se qeveria serbe në mënyrë të përsëritur nuk ka ndihmuar për thirrjen e një dëshmitari kyç në gjykimin e ish presidentit serb Milan Milutinoviç.

Gjyqtari Pocar i bëri komentet në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit javën e kaluar.

Zoti Milutinoviç dhe pesë ish-zyrtarë të lartë serbë po gjykohen për dëbimin me forcë të 800 mijë shqiptarëve etnikë nga shtëpitë e tyre në Kosovë midis viteve 1998 dhe 1999.

Të gjashtë të pandehurit, aleatë të ngushtë të ish presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç kanë deklaruar pafajësinë.//lk

XS
SM
MD
LG