Lidhje

Festivali i Xhazit në Detroit, Philadelfia, Montreal dhe Newport


Ndërkohë që ka filluar sezoni i verës në Amerikën e Veriut, njerëzit ndjekin aktivitete në natyrë, veçanërisht koncerte dhe festivale muzikore. Dje ju folëm për festivalin e xhazit në New York, ndërsa sot do t'ju sjellim hollësi për organizimet dhe programet në kuadrin e këtyre festivaleve në tri vende të tjera, që ofrojnë forma argëtimi për
të gjithë.

"The Stinger"

Detroiti i shtetit Michigan njihet si vendlindja e firmës së incizimeve Motown Records, por ai është edhe qendra e një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në Shtetet e Bashkuara.

Me rastin e 29 vjetorit të tij, Festivali Ndërkombëtar i Xhazit në Detroit do t'i kapërcejë këtë vit kufijtë në shenjë respekti për qytetin e Filadelfias në Pensilvani, me një seri shfaqjesh festive nga 8 gushti më 1 shtator nën titullin "Dashuri supreme: Samiti Detroit-Filli". Filadelfia përfaqësohet në këto shafaqje nga trumpetisti, Roy Hargrove, saksofonistët Benny Golson dhe Jimmy Heath, kitaristi Pat Martino dhe basistja Christian McBride.

Po ashtu në shfaqjet që do të jepen në Filadelfia marrin pjesë këngëtarja e famshme e lindur në Detroit, Dianne Reeves, pianistët Hank Jones dhe Geri Allen, kitaristi Jim Hall, Banda e Gjithë Yjeve të Mëdhenj Dizzy Gillespie dhe saksofonisti Ravi Coltrane me një shfaqje në respekt të nënës së tij, Alice Coltrane.

Të gjitha koncertet e Festivalit të Xhazit të Detroitit mund të ndiqen pa pagesë, përfshtirë edhe një kokncert me muzikë kishtare, një skenë muzikore e emëruar "Here and Now" për artistët e rinj, një çadër për diskutime rreth xhazit, një seksion për fëmijët, si dhe shfaqje të ansambleve më të mira të xhazit nga shkollat e mesme dhe kolegjet.

"Til There Was You"

Edhe më në veri njerëzit mund të ndjekin Festivalin e Xhazit në Montreal të Kanadasë. Festivali 11 ditor filloi ate më 26 qershor dhe në programin e tij përfshihen, si asnjë herë më parë në historinë e tij 29 vjeçare, kompozimeve nga zhanre të ndryshme të muzikës si xhaz, rrok, muzikë botërore, hip-hop dhe Afro-pop.

Në këtë festival marrin pjesë këngëtarë të famshëm të xhazit si Cassandra Wilson, Dianne Reeves dhe Abbey Lincoln, ku do të promovojnë albumet e tyre të reja, si dhe mjeshtrat e pianos, Dave Brubeck, McCoy Tyner dhe Hank Jones.

Më shumë se 3 milionë njerëz pritet të ndjekin këtë vit Festivalin e Xhazit në Montreal, ku do të jepen 500 koncerte në skena të hapura, në klube të vogla të xhazit dhe në një anije turistike përgjatë Lumit Saint Lawrence.

"Don't Sit Under The Apple Tree"

Festivali i Xhazit zhvillohet në Newport të Rhode Island-it nga 8 deri në 10 gusht. Ky qytet filloi organizimin e këtij festivali në vitin 1954, dhe me kalimin e viteve atje kanë dhënë shfaqje disa nga artistët më të famshëm të xhazit, bluzit dhe R&B.

Nga shfaqja e saj në Montreal "The Queen of Soul", "mbretëresha e muzikës spirituale", Aretha Franklin, do të japë për herëtë parë shfaqje në Newport më 9 gusht. Në qytet do të vinë edhe gjigandë të tillë të xhazit si Herbie Hancock, Wayne Shorter, Dave Holland and Sonny Rollins.

"When You Wish Upon A Star"

XS
SM
MD
LG