Lidhje

Rozmari Di Karlo premton angazhimin amerikan për Kosovën


Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Rosmari Di Carlo, mbërriti sot në Prishtinë pas vizitës së saj në Maqedoni ku ka kërkuar nga institucionet e Shkupit që të njohin sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës.

Zonja Di Carlo sot është takuar me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, të cilit i ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Republikën e Kosovës dhe zhvillimin e saj të përgjithshëm.

Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit nesër do të marrë pjesë në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën ku do të diskutohet për ecurinë e zbatimit të propozimit të presidentit, Martti Ahtisaarit dhe për hapat e ardhshëm të institucioneve të Kosovës pas hyrjes në fuqi të kushtetutës.

XS
SM
MD
LG